Kina ka mbi 350 milionë biçikleta elektrike
2024-05-08 16:41:06
Foto nga CFP
Numri i biçikletave elektrike ka kaluar 350 milionë në Kinë, ku vitin e kaluar u prodhuan gjithsej 42.28 milionë biçikleta elektrike.
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, mbi 20 për qind e biçikletave të reja elektrike të prodhuara nga markat kryesore të vendit janë modele me bateri litium, shkruan “Xinhua”.
Nga 1 nëntori i këtij viti, një sërë standardesh të detyrueshme sigurie për bateritë e litiumit të përdorura në biçikletat elektrike do të hyjnë në fuqi në mbarë vendin, njoftoi ministria, e cila hartoi standardet.
Teknologjia e sigurt dhe me efikasitet të lartë të baterive të litiumit është identifikuar si një fushë kyçe për përmirësimin e industrisë së biçikletave në vend vitet e fundit. (Elona)
Lajmet Kryesore