Kina nis raundin e ri të inspektimeve mjedisore
2024-05-08 18:02:30

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit njoftoi të martën se autoritetet qendrore të Kinës do të nisin një raund të ri inspektimesh mjedisore. Shtatë ekipe do të dërgohen në komunat e Shangait dhe Chongqing dhe provincat e Zhejiang, Jiangxi, Hubei, Hunan dhe Yunnan për rreth një muaj inspektimesh, sipas ministrisë. Ministria u kërkoi departamenteve përkatëse të qeverisjes vendore që të koordinojnë inspektimin dhe korrigjimin në një mënyrë të saktë dhe shkencore dhe në përputhje me ligjin, citon “Xinhua”.

Sipas ministrisë, problemet e pazgjidhura ekologjike dhe mjedisore të ekspozuara nga njerëzit duhet të zgjidhen në mënyrë efektive. Problemet duhet të zgjidhen sipas ligjeve dhe rregulloreve, praktikisht dhe realisht.

Grupi i parë i raundit të tretë të inspektimeve u nis në nëntor të vitit të kaluar, duke mbuluar provincat Fujian, Henan, Hainan, Gansu dhe Qinghai, sipas ministrisë. (Elona)