Mbrëmjen e të hënës, sipas orës lokale, së bashku me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e mbylljes së takimit të gjashtë të Komitetit të Sipërmarrësve Kinë-Francë në Teatrin Marigny në Paris.
Në fjalimin e tij, Xi tha se Kina po planifikon dhe po zbaton masa të rëndësishme për thellimin e mëtejshëm të reformave gjithëpërfshirëse.
Kina është duke zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale, futjen në treg,si edhe duke reduktuar listën negative për investimet e huaja. Kjo do të ofrojë një hapësirë më të gjerë tregtare për të gjitha vendet e botës, përfshirë Francën. Do të sjellë më shumë mundësi për bashkëpunim me përfitime të ndërsjellta.
Xi ftoi sipërmarrësit francezë të marrin pjesë aktivisht në procesin e modernizimit të stilit kinez, si edhe të ndajnë mundësitë e zhvillimit të Kinës.