Xi Jinping bën thirrje për një epokë të re bashkëpunimi kino-francez
2024-05-07 03:54:44

Mbrëmjen e të hënës, sipas orës lokale, sëbashku me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e mbylljes së takimit të gjashtë të Komitetit të Sipërmarrësve Kinë-Francë në Teatrin Marigny në Paris.

Xi vuri në dukje se, pas pak më shumë se dy muajsh, bregu i bukur i Senës në Paris do të presë Lojërat Olimpiketë Parisit. Lojërat Olimpike janë simbol i bashkimit dhe miqësisë, dhe një kristalizim i shkëmbimeve të qytetërimeve.

Le të ruajmë frymënfillestare të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të vazhdojmë miqësinë tradicionale, të praktikojmë frymën olimpike Më shpejt, më lart, më fort, më tëbashkuar.Le të nisim së bashku një epokë të re bashkëpunimi kino-francez.Le të shkruajmë së bashku një kapitull të ri të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit!” tha presidenti kinez.