Presidenti Xi: Kina do të zgjerojë në mënyrë të pavarur hapjen e mëtejshme të tregjeve dhe shërbimeve
2024-05-07 02:53:41

Foto: VCG

Foto: VCG

Mbrëmjen e të hënës, sipas orës lokale, së bashku me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e mbylljes së takimit të gjashtë të Komitetit të Sipërmarrësve Kinë-Francë në Teatrin Marigny në Paris.

Xi theksoi se Kina do të zgjerojë në mënyrë të pavarur hapjen ndaj botës, të sektorëve të shërbimeve si telekomunikacioni dhe shëndetësia. Gjithashtu do të hapë më tej tregun, duke krijuar më shumë mundësi tregtare për kompanitë e vende të ndryshme si Franca, vendeve europiane dhe vendeve të tjera.