Shefja e Programit Botëror të Ushqimit: Veriu i Gazës përfshihet nga uria e plotë
2024-05-07 18:42:08

Palestinezet ne ikje (Foto Atsh)

Palestinezet ne ikje (Foto Atsh)

Cindy McCain, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit , deklaroi se Gaza veriore po vuan një uri të plotë.

Zyrtarja e lartë e OKB-së tha se në veri të Gazës ka zi buke, uri të plotë dhe situata po shkon drejt jugut, shkruan “Panorama”.

Ajo deklaroi për mediet se besonte se uria kishte zënë vend bazuar në tmerrin në terren.

“Është tmerr. Është shumë e vështirë të shikosh dhe është kaq e vështirë të dëgjosh”,- tha ajo.

Një raport i mbështetur nga OKB-ja në mars bëri të ditur se zia e bukës ishte e pashmangshme dhe e mundshme deri në maj në Gazën veriore dhe mund të përhapet në të gjithë Gazën deri në korrik. (Fatosi)