Kina e konsideron Evropën si një dimension të rëndësishëm në diplomacinë e vendit të saj kryesor me karakteristika kineze dhe një partner të rëndësishëm në rrugën e saj drejt modernizimit kinez, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, në një takim trepalësh Kinë-Francë-BE me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Pallatin Elysee, njofton “Xinhua”.
Duke shprehur kënaqësinë e tij për takimin me Macron dhe von der Leyen, presidenti Xi vuri në dukje se Franca është ndalesa e parë e vizitës së tij jashtë shtetit këtë vit dhe se takimi trepalësh përforcon rëndësinë mbarevropiane të kësaj vizite.
CFP
“Kina i qaset gjithmonë marrëdhënieve të saj me Bashkimin Evropian nga një perspektivë strategjike dhe afatgjatë. Shpresohet se marrëdhëniet Kinë-Francë dhe Kinë-BE do të përforcojnë njëra-tjetrën dhe do të lulëzojnë së bashku”,- tha presidenti kinez. (Fatosi)