Kina shënon 300 milionë udhëtime turistike vendase gjatë festës së 1 Majit
2024-05-07 18:40:05

CFP

CFP

Kina pati rreth 295 milionë udhëtime turistike vendase gjatë festës pesëditore të Ditës së Majit që përfundoi të dielën, 7.6 për qind më shumë në baza vjetore dhe 28.2 për qind nga e njëjta periudhë e 2019-s, bëri të ditur të hënën Ministria e Kulturës dhe Turizmit, njofton “Xinhua”.

Shpenzimet e brendshme turistike gjatë kësaj periudhe arritën në 166.89 miliardë juanë (rreth 23.51 miliardë dollarë amerikanë), 13.5 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2019.

CFP

CFP

Kultura dhe turizmi ishin thellësisht të ndërthurura gjatë festës, me destinacione të njohura si Muzeu i Pallatit, Muzeu Sanxingdui dhe Muzeu Yinxu që tërhoqën një numër të madh vizitorësh.

Ekonomia e natës ishte gjithashtu e lulëzuar, me destinacionet kulturore dhe turistike të monitoruara në nivel kombëtar që regjistronin afro 72.58 milionë vizitorë, një rritje vjetore prej 6.9 për qind.

Kina pati gati 1.78 milionë udhëtime turistike hyrëse dhe 1.9 milionë udhëtime turistike dalëse të kryera gjatë festës. (Fatosi)

CFP

CFP