Foto nga CFP
Shkencëtarët kanë zbuluar gjurmë të mëdha me dy gishta në qytetin Lincheng, provincën Fujian, në Kinën lindore, të cilat i përkasin deinonikosaurëve, njoftoi ekipi i shkencëtarëve të hënën, citon “Xinhua”.
Të paktën tetë lloje gjurmësh dinozauri janë gjetur gjatë viteve në terrenin e Longxiang nga shkencëtarë dhe ekspertë nga Universiteti i Gjeoshkencave të Kinës dhe Muzeu i Historisë Natyrore të Gurit Yingliang, 12 prej të cilave janë gjurmë didaktil deinonikosaur që ndahen në dy morfologji.
Zbulimi i Fujianipus yingliangi zgjeron në masë të madhe gamën e madhësisë së gjurmëve të deinonikosaurëve, gjë që ka një rëndësi të madhe për studimin e dinozaurëve të Kretakut të Vonë në Kinë, thanë ekspertët.
Zbulimi u publikua në revistën ndërkombëtare “iScience”. (Fatosi)