Transporti i ngarkesave dhe kontejnerëve në portet e Kinës shënoi rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë
2024-05-07 17:10:43

CFP

CFP

Transporti i mallrave dhe kontejnerëve në portet e Kinës pati rritje të qëndrueshme në tremujorin e parë (TM1) të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Shfrytëzimi i mallrave të vendit në porte arriti në 4.09 miliardë tonë gjatë kësaj periudhe, 6.1 për qind më shumë në baza vjetore, sipas Ministrisë së Transportit.

Xhiroja e mallrave të tregtisë së jashtme në këto porte u rrit me 9.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar në rreth 1.31 miliardë tonë.

Në të njëjtën periudhë, portet e Kinës trajtuan 76.73 milionë njësi TEU të kontejnerëve, një rritje vjetore me 10 për qind.  (Fatosi)