Kryediplomati evropian: T’i japim Ukrainës ndihmën e premtuar ushtarake
2024-05-07 17:35:23

Borrell (Foto Atsh)

Borrell (Foto Atsh)

Shefi për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Josep Borrell, deklaroi se forcat ruse po ushtrojnë presion në linjat ukrainase në Donbas, duke sjellë shkatërrime dhe duke intensifikuar sulmet kundër infrastrukturës hekurudhore dhe rrjeteve energjetike, shkruan “ATSH”.

“Ata kanë në shënjestër kryesisht sistemet energjetike, digat dhe tani edhe depozitat e gazit, gjithçka që është thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës”,-tha Borrell në Forumin e Industrive të Mbrojtjes BE-Ukrainë.

“Qytetet si Kharkiv dhe Odessa bombardohen vazhdimisht me raketa balistike dhe dronë. Presidenti rus dëshiron të bombardojë banorët për t’i dëbuar ata. Dhe çdo ditë në Ukrainë civilët vdesin, sepse Ukrainës i mungon mbrojtja ajrore dhe municionet e artilerisë. Ne duhet të rrisim kapacitetet tona për të furnizuar Ukrainën me ndihmat ushtarake që ia kemi premtuar”,- tha kryediplomati evropian. (Irma)