Indeksi i çmimeve të mallrave me shumicë në Kinë u rrit në prill
2024-05-07 16:03:27
Foto nga CFP
Indeksi që ndjek zhvillimin e tregut të mallrave me shumicë të Kinës u rrit në prill, tregojnë të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.
Sipas Federatës Kineze të Logjistikës dhe Blerjeve, indeksi që gjurmon çmimet e mallrave me shumicë në vend ishte 115.4 muajin e kaluar, me 3 për qind rritje në baza mujore.
Indeksi u rrit për dy muaj rresht, duke treguar se politikat e rregullimit makroekonomik kanë filluar të nxisin kërkesën e brendshme dhe rimëkëmbja e prodhimit të ndërmarrjeve është përshpejtuar, sipas federatës.
Ndër 50 llojet kryesore të produkteve të monitoruara nga federata, 21 patën rritje të çmimeve në baza mujore, ndërsa çmimet e 29 u ulën muajin e kaluar. (Fatosi)
Lajmet Kryesore