1.07 miliardë njerëz në skemën e pensioneve bazë
2024-05-07 15:34:59

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ka përmirësuar sistemin e saj të sigurimeve shoqërore për të mbështetur më mirë zhvillimin, me numrin e pjesëmarrësve në pensionin bazë që arrin në 1.07 miliardë deri në fund të marsit, një rritje prej 14 milionë në baza vjetore, njoftoi Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “China Daily”.

Në skemën e sigurimit të papunësisë kishte 240 milionë pjesëmarrës, me 4.49 milionë më shumë.

Ndërsa në skemën e sigurimit të dëmtimeve në punë  kishte 290 milionë pjesëmarrës me 5.58 milionë më shumë.

Nga janari në mars, të ardhurat totale të skemave të sigurimit të pensioneve bazë, papunësisë dhe dëmtimeve të punës ishin 2.2 trilionë juanë (303.9 miliardë dollarë), ndërsa shpenzimet totale ishin 1.8 trilionë juanë. Suficiti kumulativ deri në fund të marsit ishte 8.6 trilionë juanë.

Në tremujorin e parë, autoritetet vendore që zbatojnë politikat e asistencës së sigurimit pensional bazë për banorët urbanë dhe ruralë paguan prime për 8.21 milionë banorë me të ardhura të ulëta, duke përfshirë ata në rrezik të rrëshqitjes në varfëri, me aftësi të kufizuara të rënda dhe grupe të tjera të pafavorizuara, sipas ministrisë.

Ministria bëri të ditur se përfitimet e sigurimit të papunësisë, përfshirë sigurimin e papunësisë dhe pagesën e primeve bazë të sigurimit mjekësor, arritën në 28.2 miliardë juanë në tre muajt e parë të vitit.

Deri në fund të marsit, numri i personave të siguruar në programin pilot për mbrojtjen nga dëmtimet në punë për të punësuarit në mënyrë fleksibël, përfshirë punëtorët e dërgesave, kishte arritur në 8 milionë.

Ndërsa deri në vitin 2025, mbulimi bazë i sigurimit pensional të Kinës pritet të arrijë në 95 për qind, sipas një plani pesëvjeçar të publikuar më herët. (Fatosi)