Mbi 2500 aktivitete masive u mbajtën gjatë Festës së Majit në Kinë
2024-05-07 16:09:03
CFP
Rreth 2575 aktivitete u mbajtën të dielën në të gjithë Kinën gjatë festës pesëditore të Ditës së Majit, njoftoi Ministria e Sigurisë Publike, shkruan “Xinhua”.
Numri i veprave penale dhe çështjeve të sigurisë publike të trajtuara nga policia gjatë festave është ulur përkatësisht me 3.6 për qind dhe 14.7 për qind në baza vjetore, sipas MSP-së.
Gjatë kësaj periudhe, autoritetet e sigurisë publike në mbarë vendin dërguan gjithsej 2.72 milionë personel për të kryer misione patrullimi, ndërsa departamentet e menaxhimit të emigracionit trajtuan rreth 6.73 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse kufitare, duke garantuar sigurinë e zonave publike dhe kufijve. (Fatosi)
CFP
Lajmet Kryesore