Wang Yi uron ministrin e ri të Jashtëm të Sudanit të Jugut
2024-05-07 15:30:49

foto nga CFP

foto nga CFP

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe ministër i Punëve të Jashtme i Kinës, i dërgoi të dielën një telegram urimi Ramadan Mohamed Abdullah Gocit për marrjen e detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Sudanit të Jugut.

Wang Yi tha se Kina e Sudani i Jugut kanë marrëdhënie miqësore. Gjatë 13 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, lidhjet ndërmjet të dy vendeve janë zhvilluar në një mënyrë të shëndetshme e të qëndrueshme, besimi i ndërsjellë ka pasur konsolidim të vazhdueshëm dhe bashkëpunimi pragmatik ka arritur rezultate frytdhënëse. Të dy vendet kanë dhënë një mbështetje të fortë të ndërsjellë në kornizat shumëpalëshe, si Kombet e Bashkuara etj. "Jam i gatshëm të punoj me ministrin Goc për të forcuar shkëmbimet dhe bashkërendimin midis ministrive të punëve të jashtme të të dy vendeve dhe për të bërë përpjekje të paepura për të nxitur zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Sudani i Jugut," u shpreh kryediplomati kinez.