Tianjin pati turizëm të fuqishëm gjatë festës së Ditës së Majit
2024-05-07 18:35:52

CFP

CFP

Qyteti portual i Kinës veriore, Tianjin, pati turizëm të fuqishëm gjatë festës pesëditore të Ditës së Majit, sipas Zyrës komunale të Kulturës dhe Turizmit, njofton “Xinhua”.

Gjatë festës, qyteti priti gjithsej 14 milionë turistë, duke shënuar një rritje prej 27.5 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas zyrës, gjatë festës të ardhurat nga turizmi arritën në 12.2 miliardë juanë (rreth 1.7 miliardë dollarë amerikanë).

CFP

CFP

Platforma e udhëtimeve në Kinë, “Ctrip”, bëri të ditur se Tianjin renditet qyteti i tetë më i popullarizuar në të gjithë vendin, destinacioni i gjashtë më entuziast turistik për turistët pas viteve 2000 dhe destinacioni i pestë më i popullarizuar për udhëtimet prindër-fëmijë në Kinë.

Në Tianjin, numri i transaksioneve të turizmit online është rritur me 38.7 për qind, ndërsa shuma e transaksioneve është rritur me 49.4 për qind. (Fatosi)

CFP

CFP