Kina pati 18.65 milionë udhëtime hekurudhore në ditën e fundit të festës së Ditës së Majit
2024-05-06 15:32:46

CFP

CFP

Udhëtimet e pasagjerëve hekurudhor në Kinë pritet të arrijnë në 18.65 milionë të dielën, ditën e fundit të festës pesëditore të Ditës së Majit, tregojnë të dhënat nga operatori kombëtar hekurudhor, njofton “China Daily”.

Grupi Hekurudhor Shtetëror i Kinës njoftoi se 1710 trena shtesë pasagjerësh u planifikuan për të dielën për të siguruar funksionimin e qetë të transportit hekurudhor.

Të shtunën, Kina regjistroi 17.81 milionë udhëtime të pasagjerëve hekurudhor, njoftoi “China Railway”.

CFP

CFP

Sipas saj, rrjeti hekurudhor i vendit pritet të trajtojë 144 milionë udhëtime pasagjerësh gjatë udhëtimit tetëditor të festës së Ditës së Majit nga 29 prilli deri më 6 maj.

Gjatë kësaj periudhe, mesatarisht mbi 12.000 trena pasagjerësh janë planifikuar çdo ditë, që është rreth 1800 më shumë se numri i zakonshëm gjatë periudhave normale. (Fatosi)

CFP

CFP