Xi Jinping-u pritet nga kryeministri francez në aeroport
2024-05-06 12:08:13

Të dielën pasdite, presidenti kinez Xi Jinping arriti në Paris për një vizitë shtetërore në Francë. Në aeroport presidentin Xi e priti kryeministri francez Gabriel Attal.

Attal i shprehu në kinezishte presidentit Xi Jinping mirëseardhjen për vizitë në Francë. Kreu i qeverisë franceze tha se, kur ishte deputet, ai shkoi në Kinë dhe se kishte mësuar gjuhën kineze për një vit.

Presidenti Xi i tha kryeministrit Attal: "E flisni shumë mirë gjuhën kineze. Mirë se të vini në Kinë për vizitë." (Fani)