Foto nga VCG
Organet e kontrollit kufitar në të gjithë Kinën trajtuan afro 8.47 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse gjatë pushimeve pesëditore për 1 Majin që përfunduan të dielën, me një rritje 35.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur të hënën Administrata Kombëtare e Imigracionit.
Fluturimet ndërkombëtare dhe rezervimet e hoteleve arritën rekord, ndërsa udhëtarët kinezë shkuan në 1035 qytete në mbarë botën gjatë këtyre pushimeve, treguan të dhënat e "Qunar".
Ndërsa nga të dhënat e "WeChat Pay" del që vendet fqinje, si Tajlanda, Japonia dhe Koreja e Jugut, ishin destinacionet më të parapëlqyera jashtë vendit.
Rezervimet për udhëtime hyrëse në "Trip.com" më shumë se u dyfishuan, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga të dhënat e "Alipay" del se transaksionet me karta bankare të huaja nga vizitorët e huaj në këtë platformë u rritën shtatë herë, ndërsa numri i tregtarëve kinezë që kryen biznes me turistët ndërkombëtarë pati rritje 4.5 herë. (Çang Çuo)