Shirat e rrëmbyeshëm godasin shumë qytete në Guangdong të Kinës
2024-05-06 17:51:09

CFP

CFP

Shirat e rrëmbyeshëm goditën shumë qytete në provincën Guangdong të Kinës jugore, përfshirë Zhongshan dhe Zhuhai, me 58 alarme për stuhi shiu në fuqi në të gjithë provincën, njofton “Xinhua”.

Sipas Observatorit meteorologjik Guangdong, të shtunën, shtatë vendbanime dhe nënqarqe regjistruan reshje prej mbi 250 mm.

Një vendbanim në qytetin Zhongshan regjistroi reshjet më të larta prej 385.9 mm.

Sipas autoriteteve meteorologjike provinciale, të shtunën nga 58 alarmet për stuhi shiu në fuqi rreth orës 15:00,  pesë ishin alarme të kuqe dhe 14 ishin alarme portokalli.

Shirat kanë çuar në pezullimin e përkohshëm të disa shërbimeve të autobusëve dhe mbylljen e disa pikave piktoreske në Zhuhai.

Pasditen e së shtunës, autoritetet policore në Zhuhai mbyllën një pjesë të një autostrade, pasi ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.

CFP

CFP

Të shtunën, sipas Aeroportit Ndërkombëtar Guangzhou Baiyun, 46 fluturime pasagjerësh në nisje ishin vonuar për më shumë se një orë dhe nuk ishin nisur deri në orën 18:09.

Autoritetet meteorologjike të provincës urdhëruan masa paraprake kundër përmbytjeve dhe fatkeqësive gjeologjike pasi priten stuhi të tjera shiu në ditët në vijim.

Departamenti provincial i transportit ka urdhëruar një kontroll gjithëpërfshirës për rreziqet e mundshme gjeologjike për rrugët, rrugët ujore dhe hekurudhat. (Fatosi)