Firmat e listuara në Shangai raportojnë rritje të qëndrueshme të të ardhurave në 2023
2024-05-06 18:21:53

CFP

CFP

Firmat e listuara në Bursën e Shangait (SSE) raportuan rritje të qëndrueshme të të ardhurave operative në vitin 2023 ndërsa performanca ekonomike u përmirësua më tej, treguan të dhënat nga bursa, njofton “Xinhua”.

Që nga 30 Prilli, firmat e listuara në bordin kryesor të bursës dhe në bordin e inovacionit të shkencës dhe teknologjisë (STAR) kanë publikuar të gjitha raportet e tyre vjetore për vitin 2023.

Të ardhurat e kombinuara operative të firmave të listuara në bordin kryesor të bursës u rritën me 0.7 për qind nga viti në vit në 50.45 trilion juanë (rreth 7.1 trilionë dollarë amerikanë), sipas SSE-së.

Fitimet neto totale të këtyre firmave ranë me 1.2 për qind në 4.22 trilionë juanë vitin e kaluar.

CFP

CFP

Nga të gjitha firmat e listuara në bordin kryesor, mbi 80 për qind, ose 1,422 firma, raportuan përfitueshmëri, me 166 kompani që regjistruan një rritje të fitimit neto nga viti në vit prej mbi 50 për qind.

Të dhënat treguan gjithashtu se 571 kompanitë e listuara në tregun STAR morën rreth 1.4 trilionë juanë të ardhura operative në vitin 2023, duke u rritur 4.7 për qind nga një vit më parë.  (Fatosi)