Totali i kompanive prodhuese të listuara në Kinë arriti në 3629 deri në fund të marsit 2024
2024-05-06 16:29:11

CFP

CFP

Shoqata kineze për Kompanitë Publike bëri të ditur se në tregun e brendshëm të aksioneve të Kinës ishin 3629 kompani prodhuese të listuara deri në fund të marsit të këtij viti, njofton “Xinhua”.

Shumica dërrmuese e kompanive në Kinë ishin kompani të fokusuara kryesisht në prodhim, transmetim të informacionit, softuer, shërbime të teknologjisë së informacionit, si dhe shitje me shumicë dhe pakicë.

Deri në fund të marsit 2024, ishin 2272, 2851 dhe 247 kompani të listuara në bursat e vendit, përkatësisht në Shangai, Shenzhen dhe Pekin.  (Fatosi)