Banka e Zhvillimit të Kinës, 104 miliardë juanë për zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe logjistikës në tremujorin e parë
2024-05-06 14:56:24

CFP

CFP

Banka e Kinës për Zhvillim (CDB) njoftoi se kishte dhënë 104 miliardë juanë (rreth 14.63 miliardë dollarë amerikanë) në kredi gjatë tremujorit të parë të vitit, në një përpjekje për të forcuar avancimin e projekteve të infrastrukturës së transportit dhe logjistikës, njofton “Xinhua”.

Sipas CDB-së, fondet u kanalizuan në projekte kyçe në mbarë vendin, duke përfshirë ndërtimin e rrjetit hekurudhor të shpejtësisë së lartë, rindërtimin dhe zgjerimin e aeroportit qendror dhe zhvillimin e ndërtimit të qendrës logjistike kombëtare.

Ndër projektet për të marrë një financim të tillë në tremujorin e parë ishin ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar Xiamen Xiang'an dhe i hekurudhës me shpejtësi të lartë Chongqing-Wanzhou.  (Fatosi)

CFP

CFP

CFP