Paris, zhvillohet dialogu midis të rinjve kinezë dhe francezë
2024-05-06 11:03:40

foto nga CMG

Dialogu midis të rinjve kinezë dhe francezë - Kuptimi i modernizimit të stilit kinez / foto nga CMG

Në kuadrin e vizitës shtetërore të presidentit të Kinës Xi Jinping në Francë, u zhvillua të dielën në Paris "Dialogu midis të rinjve kinezë dhe francezë - Kuptimi i modernizimit të stilit kinez". Ky dialog u organizua bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Shoqata e të Diplomuarëve të Institutit të Studimeve Politike të Parisit, Komiteti Ndëruniversitetar i Kombeve të Bashkuara në Paris (CINUP) dhe Universiteti i Jinan-it i Kinës.

Të pranishmit dëshmuan publikimin zyrtar të "Raportit studimor mbi modernizimin e stilit kinez nga të rinjtë kinezë e francezë" dhe shkëmbyen mendime rreth temës së modernizimit kinez dhe shtimit të besimit reciprok midis të rinjve të të dy vendeve, për t'i dhënë forcë të re nxitëse miqësisë kino-franceze.

foto nga CMG

Drejtori i CMG-së Sheng Haixiong / foto nga CMG

Në fjalimin e tij në këtë aktivitet, drejtori i CMG-së Sheng Haixiong, që mbërriti në Paris së bashku me presidentin Xi me avion të posaçëm, bëri të ditur se sivjet të dërguarit e rinj kulturorë nga Franca morën pjesë thellësisht në veprimtaritë hulumtuese e studimore për modernizimin e stilit kinez dhe shijuan nga afër praktikat e modernizimit në Kinë. Ata zbuluan se modernizimi i stilit kinez, që është i rrënjosur thellësisht në kulturën e shquar tradicionale kineze, ka njohur risi, zhvillim e transformim në bazë të trashëgimisë dhe është bërë një motor i fuqishëm i kombit kinez për qytetërimin modern. Modernizimi i stilit kinez i përket jo vetëm Kinës, por edhe botës.

foto nga CMG

Jack Lang, ish-ministri i Punëve Shtetërore, i Kulturës dhe i Arsimit i Francës / foto nga CMG

Jack Lang, ish-ministri i Punëve Shtetërore, i Kulturës dhe i Arsimit i Francës, tha në këtë aktivitet se Kina jo vetëm ka qytetërim të shkëlqyer, por edhe teknologji të përparuara moderne. Në arenën e sotme ndërkombëtare, Kina po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Ai shprehu shpresën se Franca dhe Kina do të forcojnë bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare e njerëzore dhe në shkëmbimet midis të rinjve, veçanërisht në kulturë, për të hedhur një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh.

Në "Raportin studimor mbi modernizimin e stilit kinez nga të rinjtë kinezë e francezë", nga këndvështrimi i të rinjve dhe në bazë të rezultateve të besueshme të studimit, demonstrohen karakteristikat dhe përmbajtjet e modernizimit të stilit kinez. Të dërguarit kulturorë francezë ndanë në aktivitet ndjenjat e tyre nga vizitat në ndërmarrjet dhe nga dialogu me banorët vendorë në provincën Guangdong të Kinës Jugore. (Wang Lei/ Artan)