Projektet shkencore e infrastrukturore bëhen destinacione udhëtimi në Kinë
2024-05-06 19:46:49

Megaprojektet e infrastrukturës dhe shkencës në Kinë janë bërë destinacione të reja të njohura për turistët gjatë festës së 1 Majit.

Foto nga VCG

Vendi i lëshimeve hapësinore i Wenchang-ut në provincën ishullore jugore  Hainan, ku sonda hënore e Kinës "Chang'e-6" u ngrit të premten, u bë popullor në mesin e pushuesve. Në ditën e lëshimit të raketës, kjo pikë tërhoqi rreth 80 000 turistë, sipas të dhënave.

Foto nga VCG

Qyteti Kedu në kontenë Pingtang në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore, ku ndodhet radioteleskopi me një antenë parabolike më i madh dhe më i ndjeshëm në botë, tërhoqi gjithashtu vizita studimore të përqendruara në astronomi. Turistët vendas e të huaj erdhën për të mësuar dhe për të parë vetë radioteleskopin sferik me diametër pesëqind metra (FAST), i njohur edhe si "Syri Qiellor i Kinës".

Gjatë viteve të fundit, Kina ka bërë përparime të rëndësishme teknologjike e shumë pika të lidhura me momente madhore në fushat e shkencës janë bërë ndërtesa simbol. Wu Sa, zëvendësdrejtor i Institutit të Kërkimeve Ekonomike të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, thotë se popullariteti i vendeve të tilla te vizitorët pasqyron krenarinë e kinezëve për vendin e tyre, pasi këto vepra janë të krijuara me teknologjinë vendase. (Çang Çuo)