Shenzhen një magnet për korporatat shumëkombëshe
2024-05-06 15:01:15

CFP

Shenzhen/CFP

Shenzhen i Kinës po përshpejton përpjekjet për t’u bërë një qendër e selisë rajonale të korporatave shumëkombëshe, me një total prej 105 ndërmarrjesh të tilla që janë njohur zyrtarisht deri më tani, tha të dielën byroja lokale e tregtisë, citon “Xinhua”.

105 kompanitë u identifikuan në gjashtë tufa nga metropoli jugor në provincën Guangdong. Aktualisht një grup i shtatë i selive rajonale të korporatave shumëkombëshe po kalon procesin e identifikimit.

Shenzheni miratoi së fundmi rregullore të reja për të inkurajuar korporatat shumëkombëshe që të ngrenë selitë rajonale atje, duke optimizuar më tej kushtet e identifikimit dhe duke rritur masat lehtësuese.

Vitin e kaluar, 8002 ndërmarrje të investuara të huaja u krijuan në Shenzhen, një rritje prej 86.6 për qind në baza vjetore dhe përdorimi aktual i kapitalit të huaj nga qyteti arriti në 62.62 miliardë juanë (rreth 8.6 miliardë dollarë amerikanë).

Nga janari deri në shkurt të këtij viti, Shenzheni përdori 7.04 miliardë juanë kapital të huaj.

CFP

Shenzhen/CFP

Gjatë kësaj periudhe, ndërmarrjet e sapothemeluara me investime të huaja në industrinë e shërbimeve të kërkimit shkencor dhe teknologjisë u rritën me 97.1 për qind. (Fatosi)