"Koha evropiane" e presidentit Xi (Pjesa 1: Pranvera erdhi në Paris)
2024-05-06 15:56:09

Të dielën pasdite sipas orës vendore, presidenti i Kinës Xi Jinping mbërriti në Paris me një avion të posaçëm, për të zhvilluar një vizitë shtetërore në Francë me ftesë të presidentit të Republikës Franceze Emmanuel Macron.

Kur presidenti Xi Jinping mbërriti në Paris, kryeministri francez Gabriel Attal kishte dalë për ta pritur. Kinezët në Francë kërcyen vallet e dragoit dhe të luanit për t'i uruar mirëseardhjen. Flamurët e Kinës dhe të Francës po valëviteshin në rrugët e Parisit... Kjo është vizita e parë e liderit më të lartë të Kinës jashtë shtetit këtë vit dhe, pas pesë vjetëve, presidenti Xi Jinping e viziton përsëri Parisin në pranverë.