CFP
Përmbytjet në Brazilin e Jugut, pas ditëve të tëra shiu të dendur kanë vrarë të paktën 40 persona, ndërsa 68 të tjerë ende të zhdukur, thanë autoritetet e mbrojtjes civile, citon “RTSH”.
Më shumë se 24.000 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, të cilat goditën më shumë se 265 komuna në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul.
Më shumë se 8 000 njerëz po strehohen në strehimore emergjente.
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva e përshkroi fatkeqësinë si një nga përmbytjet më të mëdha në historinë e vendit.
Zyrtarët thanë se më shumë se 2000 punëtorë civilë shpëtimi ishin vendosur dhe Ministria e Mbrojtjes njoftoi se më shumë se 900 ushtarë u dërguan së bashku me nëntë avionë ushtarakë dhe 98 varka për të ndihmuar në përpjekjen e shpëtimit.
CFP
Shiu filloi të hënën dhe shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke në disa zona.
Shtëpi dhe ura u dëmtuan dhe shumë rrugë u bënë të pakalueshme.
Një digë shpërtheu pjesërisht të enjten. (Fatosi)