Protesta në Izrael për të kërkuar marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve
2024-05-06 17:33:22

Protesta ne Izrael (Foto Atsh)

Protesta ne Izrael (Foto Atsh)

Qindra izraelitë protestuan në Rehovot afër Tel Avivit për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtur në Rripin e Gazës.

Protesta ndodhi pranë Parkut Shkencor Rehovot dhe pjesëmarrësit kërkuan gjithashtu zgjedhje të parakohshme, sipas gazetës “Yedioth Ahronoth”, citon “ATSH”.

Gazeta bëri të ditur se disa familje të pengjeve në Gaza morën pjesë në demonstratë.

Pritet që intensiteti i protestave të rritet, duke përfshirë gjithë Izraelin.

Izraelin beson se 134 izraelitë po mbahen në Gaza, ndërsa Izraeli mban 9000 palestinezë në burgjet e tij.

Izraeli ka vrarë më shumë se 34.600 palestinezë që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, në të cilin u vranë më pak se 1200 izraelitë dhe u morën peng rreth 250.

Në një marrëveshje të mëparshme në nëntor u bë lirimi i 81 izraelitëve dhe 24 të huajve në këmbim të 240 palestinezëve, duke përfshirë 71 gra dhe 169 fëmijë.

SHBA-ja, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetur izraelitë. (Irma)