Punëtorët emigrantë të Kinës fitojnë të ardhura më të larta në vitin 2023
2024-05-06 17:55:06

CFP

CFP

Punëtorët emigrantë nga zonat rurale të Kinës gëzonin të ardhura më të larta dhe kushte më të mira jetese në vitin 2023, tregojnë të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Sipas një raporti të publikuar nga Byroja Kombëtare e Statistikave, në vitin 2023, punëtorët emigrantë në vend fituan mesatarisht 4780 juanë (rreth 672.6 dollarë amerikanë) në muaj, një rritje prej 3.6 për qind në baza vjetore.

CFP

CFP

Në raport bëhet e ditur se hapësira e tyre e jetesës për frymë në qytete u rrit 1.4 metra katrorë në 24 metra katrorë vitin e kaluar.

Raporti tregon gjithashtu se popullsia e punëtorëve emigrantë të Kinës ishte 297.53 milionë vitin e kaluar, një rritje prej 1.91 milionë krahasuar me vitin e kaluar.  (Fatosi)