Kina forcon shërbimet ligjore publike për qytetarët e moshuar
2024-05-06 17:21:04

CFP

CFP

Kina po rrit përpjekjet për të përmirësuar shërbimet ligjore publike të përshtatura për të moshuarit në mbarë vendin, me lëshimin e një qarkoreje që përshkruan masat specifike, njofton “Xinhua”.

Qarkorja, një përpjekje bashkëpunuese që përfshin shumë autoritete, duke përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Çështjeve Civile, synon të përmirësojë aksesin në asistencë ligjore për të moshuarit në të gjithë vendin.

Sipas dokumentit, të moshuarit që janë përballur me abuzim, braktisje ose dhunë në familje kanë të drejtë të aplikojnë për ndihmë juridike, pavarësisht nga statusi i tyre financiar. Përparësi do t'i jepet rasteve të ndihmës juridike që përfshijnë të moshuarit për sa i përket pranimit, rishikimit dhe caktimit.

Dokumenti nënvizon rëndësinë e zgjidhjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve që prekin qytetarët e moshuar në një fazë të hershme, duke mbuluar fusha të ndryshme si martesa, mbështetja dhe kujdestaria.

Gjithashtu, ai bën thirrje për aktivitete ndërgjegjësuese ligjore të fokusuara në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të moshuarve tek të gjithë anëtarët e shoqërisë. (Fatosi)