Këshilli i Shtetit do të mbikëqyrë hetimin për zjarrin në universitet në Kinën qendrore
2024-05-06 14:49:09
CFP
Komiteti i Sigurisë së Punës i Këshillit të Shtetit të Kinës njoftoi të dielën se do të mbikëqyrë hetimin për një zjarr në universitet në provincën Henan të Kinës qendrore, njofton “Xinhua”. Zjarri ka ndodhur të enjten në një auditor të madh në kampusin Minglun të Universitetit Henan.
Komiteti do të dërgojë një ekip për të mbikëqyrur dhe udhëhequr punën e hetimit lokal. Ai nxit përpjekjet për të kryer hetime shkencore dhe rigoroze për të përcaktuar shkakun e zjarrit, si dhe për të kërkuar përgjegjësi në përputhje me ligjet dhe rregulloret. (Fatosi)
CFP
Lajmet Kryesore