Dërgesat e smartfonëve në Kinë arritën në 69.3 milionë njësi në tremujorin e parë
2024-05-06 17:58:39

CFP

CFP

Dërgesat e smartfonëve në Kinë u rritën me 6.5 për qind në baza vjetore në 69.3 milionë njësi në tremujorin e parë të 2024-s, treguan të dhënat nga një raport i fundit i industrisë, njofton “Xinhua”.

Sipas raportit të firmës globale të kërkimit të tregut International Data Corporation (IDC), edhe pse kjo shifër rritjeje u mbështet nga një vit bazë krahasimi i ulët, ajo shënoi tremujorin e dytë radhazi të rritjes, duke shtuar vrullin në rimëkëmbjen e tregut.

Tregu pa shifra më të mira se sa pritej të dërgesave, të nxitura kryesisht nga rritja e fortë nga ana e “Honor” dhe “Huawei”. Ndërsa festimet e Vitit të Ri Hënor në tremujorin e parë stimuluan gjithashtu ndjenjën e blerjeve dhe kërkesën për pajisje të rangut të ulët dhe të mesëm, bëri të ditur IDC-ja.

Raporti thekson se pajisjet e palosshme po shihnin rritje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme këtë vit. Rritja e përgjithshme e tregut për sa i përket pajisjeve të palosshme në tremujorin e parë u rrit me 83 për qind në baza vjetore, duke regjistruar një vëllim marramendës dërgesash prej 1.86 milionë njësi.

IDC-ja bëri të ditur shtoi se në segmentin e nivelit të lartë, inteligjencës artificiale dhe ndikimit të produkteve të palosshme, u lejoi shitësve të e smartfonëve Android të diferencoheshin më tej nga Apple, duke treguar interes të shtuar nga konsumatorët kinezë. (Fatosi)