Franca mirëpret vizitën e presidentit Xi Jinping
2024-05-05 19:49:59

Në rrugët e kryeqytetit francez Paris janë valëvitur flamujt kombëtarë të Kinës dhe Francës dhe qytetarë nga të gjitha sferat e jetës pritën me interes vizitën e Presidentit Xi Jinping.

Sivjet është 60 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-franceze. Me ftesën e presidentit francez Makron, presidenti i Kinës Xi Jinping nisi më 5 maj vizitën e tij shtetërore në Francë, 5 vjet pas vizitës së tij të fundit në këtë vend dhe e treta vizitë e tij në Francë, si kreu i shtetit i Kinës.