Paris, presidenti kinez Xi Jinping mirëpritet në Francë
2024-05-05 23:32:02

Pasditen e së dielës, sipas kohës lokale, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti me avion të posaçëm në Paris.

Përgjatë rrugës nga aeroporti në hotel, qytetarë të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues të studentëve kinezë dhe kinezë jashtë vendit valëvitën flamujt kombëtarë të Kinës dhe Francës, duke mirëpritur presidentin Xi ngrohtësisht me muzikë dhe vallet tradicionale të dragoit dhe luanit.