Shkëmbime miqësore mes Xi Jinping-ut dhe Macronit
2024-05-05 22:25:22

Pasditen e së dielës, sipas kohës lokale, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti me avion të posaçëm në Paris, duke filluar vizitën e tij zyrtare në Francë.

Presidenti Xi Jinping dhe homologu i tij francez janë takuar shumë herë. Xi vuri në dukje se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës 60 vjet më parë, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë krijuar shumë "të para" dhe kanë arritur rezultate të frytshme, nga të cilat kanë përfituar jo vetëm të dy popujt, por gjithashtu kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit botëror, promovimin e multilaterizmit botëror dhe të demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare.