Zelensky takohet me Cameron për ndihmën ushtarake për Ukrainën
2024-05-05 14:46:25

Zelensky-Cameron (Foto Yahoo)

Zelensky-Cameron (Foto Yahoo)

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua në Kiev me sekretarin e Jashtëm britanik David Cameron për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, njoftoi shërbimi i shtypit presidencial ukrainas, citon “Xinhua”.

Zelensky falënderoi qeverinë britanike për miratimin e fundit të paketës më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë paund (630 milionë dollarë amerikanë).

“Sigurimi i kësaj pakete, së bashku me vendimin e SHBA-së për të ofruar ndihmë, ka një rëndësi të madhe për ne në këtë moment kyç”,- theksoi Zelensky.

Ai e informoi Cameron mbi situatën në vijën e parë të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe i kërkoi palës britanike që të dorëzonte menjëherë armët si pjesë e paketës së ndihmës.

Sipas Parlamentit britanik, Britania ka premtuar 12.5 miliardë paund (15.8 miliardë dollarë) në mbështetje të Ukrainës që nga nisja e konfliktit në shkurt 2022, nga të cilat 7.6 miliardë paund (9.6 miliardë dollarë) ishin për ndihmë ushtarake. Kjo përfshin 3 miliardë paund (3.8 miliardë dollarë) për ndihmën ushtarake në 2024-2025. (Irma)