Mijëra të ndaluar në kampuset amerikane pas protestave pro Gazës
2024-05-05 15:19:20

Protestat ne SHBA (Foto Atsh)

Protestat ne SHBA (Foto Atsh)

Të paktën 2000 persona u ndaluan në kampuset amerikane si pjesë e protestave pro Gazës. Vetëm në Kaliforni ka pasur 200 arrestime, duke e çuar totalin në më shumë se 2000 të ndaluar që nga mesi i prillit, kur policia hyri për herë të parë në kampusin e Columbias, shkruan “ATSH”.

Studentët deklaruan se vendimi i universitetit për të thirrur policinë që çoi në një bastisje në Hamilton Hall të pushtuar dhe më shumë se 100 arrestime, kishte shkatërruar komunitetin universitar.

CFP

CFP

Rektori i universitetit, Minouche Shafik, tha se ndjente thellësisht keqardhje që kishte urdhëruar ndërhyrjen e policisë ndaj studentëve. (Irma)

CFP

CFP