Vala e të nxehtit ka përfshirë Bangladeshin me temperatura rekord që nga viti 1989
2024-05-05 14:49:48

Bangladeshi (Foto Cgtn)

Bangladeshi (Foto Cgtn)

Bangladeshi ka vendosur rekordin e tij ekstrem të temperaturës këtë vit, pasi një valë e të nxehtit përfshiu pjesë të mëdha të vendit të Azisë Jugore, me temperatura që arritën në 43.8 gradë Celsius në rrethin jugperëndimor të vendit të Jessore, një rekord që nga viti 1989, sipas Departamentit Meteorologjik të Bangladeshit (BMD), shkruan “CGTN”.

Temperatura për Dhaka arriti në 40.5 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të BMD-së, Dhaka regjistroi një temperaturë të lartë prej 40.6 gradë Celsius më 16 prill të vitit të kaluar, më e larta në kryeqytetin e Bangladeshit në 58 vjet.

Të paktën 10 persona, përfshirë tetë burra dhe dy gra, vdiqën brenda një jave në Bangladesh për shkak të nxehtësisë përvëluese, konfirmoi qeveria, duke theksuar ndikimin e kushteve të njëpasnjëshme të motit ekstrem të nxehtësisë. Bangladeshi aktualisht po përballet me një nga valët më të rënda të të nxehtit në vitet e fundit. Shkollat fillore dhe të mesme u urdhëruan të mbylleshin deri të enjten. (Irma)