Çelet edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit
2024-05-05 14:29:12

Festivali i Akuarelit (Foto Rtsh)

Festivali i Akuarelit (Foto Rtsh)

Në mjediset e galerisë “FAB” startoi edicioni i pestë i Festivali Ndërkombëtar të Akuarelit, me kurator Helidon Haliti.

Ai deklaroi se në Belsh inagurohet edhe Muzeu i posaçëm i Akuarelit, i cili do të paraqesë shumë gjëra interesante, shkruan “RTSH”.

Në këtë festival, i cili do të zgjasë deri më 10 maj, prezantohen rreth 50 punime të ndryshme, edhe nga artistë kinezë.

“Për mua është një ditë shumë e rëndësishme, pasi jam i suprizuar nga këto punime. Të gjitha këto punime Helidoni nuk i bën për veten e tij, por për studentët dhe mbi të gjitha për të ardhmen e akuarelit në Shqipëri”, tha pjesëmarrësi nga Kina.

Në 10 ditët e këtij eventi, artdashësit do të mund të shohin punime të mbi 20 artistëve, të cilët përfaqësojnë vende të ndryshme të botës. (Irma)