Hamasi: Nëse Izraeli sulmon Rafahun, ndërpresim negociatat
2024-05-05 15:12:35

Zyrtar i Hamasit (Foto Atsh)

Zyrtar i Hamasit (Foto Atsh)

Anëtari i Byrosë Politike të lëvizjes Hamas, Osama al-Hamdan paralajmëroi se do t’u japin fund negociatave për shkëmbimin e pengjeve nëse Izraeli kryen sulm tokësor në rajonin Rafah në Rripin e Gazës.

Ai theksoi se negociatat për shkëmbimin e pengjeve, të cilat vazhdojnë aktualisht, do të marrin fund menjëherë nëse forcat izraelite fillojnë sulm tokësor në Rafah në jug të Rripit të Gazës, shkruan “ATSH”.

Al-Hamdan tha se fronti i rezistencës në Gaza (Hamasi) nuk mund të zhvillojë negociata duke qenë nën zjarr.

Al-Hamdan tha se qëndrimi i tyre ndaj propozimeve për negociata me Izraelin është negativ. (Irma)