Kreditë e gjelbra në Kinë patën rritje rekord në tremujorin e parë
2024-05-05 14:42:54

CFP

CFP

Kreditë e gjelbra në Kinë shënuan një rritje prej 3.7 trilionë juanë (rreth 520.66 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë të vitit, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Sipas të dhënave nga Banka Popullore e Kinës (PBOC), cituar nga “Xinhua”, bilanci i kredive të gjelbra të Kinës në monedha vendase dhe të huaja ishte në 33.77 trilionë juanë në fund të tremujorit të parë, 35.1 për qind më shumë në baza vjetore.

Banka Qendrore bëri të ditur se norma e rritjes ishte 25.9 pikë përqindje më e lartë se shifra e përgjithshme për të gjitha format e kredive.

Kreditë e gjelbra të alokuara për projekte që kontribuojnë drejtpërdrejt ose indirekt në reduktimin e karbonit arritën respektivisht në 11.21 trilionë juanë dhe 11.34 trilionë juanë. Së bashku, ato përbënin 66.8 për qind të totalit të kredive të gjelbra.

Kreditë e gjelbra për përmirësimin e infrastrukturës së gjelbër arritën në 14.57 trilionë juanë, duke u rritur 31.4 për qind në baza vjetore, ndërsa ato për energjinë e pastër arritën në 8.72 trilionë juanë, një rritje prej 39.4 për qind, sipas të dhënave nga PBOC.

Kina ka përparuar me shpejtësi në zhvillimin e sistemit dhe tregjeve të saj të gjelbra financiare, si pjesë e përpjekjeve për të arritur objektivat e saj të pikut të karbonit dhe neutralitetit të karbonit. (Irma)