Kinë - Udhëtimet me anije turistike shënuan rritje në tremujorin e parë
2024-05-05 14:39:55

CFP

CFP

Tregu i transportit të anijeve turistike në Kinë pritet të ruajë rimëkëmbjen e qëndrueshme pas një rritjeje të udhëtimeve të pasagjerëve në tremujorin e parë të vitit, sipas Ministrisë së Transportit, cituar nga “Xinhua”.

Në tremujorin e parë të vitit, vendi pati mbi 190.000 udhëtime pasagjerësh me kroçerë, duke tejkaluar shifrën e regjistruar për të gjithë vitin 2023, e cila arriti në 107.000 udhëtime, sipas ministrisë.

CFP

CFP

Që nga fillimi i vitit 2024, 21 anije ndërkombëtare turistike operuan nga portet e brendshme në Kinë, duke përfshirë disa rrugë që lidhin Japoninë, Republikën e Koresë dhe Vietnamin.

Anija e parë e madhe e lundrimit e ndërtuar në vend, “Adora Magic City”, regjistroi udhëtimin e saj të parë tregtar në janar të këtij viti, kur përfundoi një udhëtim prej 1119 milje detare që zgjati shtatë ditë e gjashtë net. (Irma)

CFP

CFP