Kina jep më shumë kredi përfshirëse për bizneset e vogla
2024-05-04 19:02:11

CFP

CFP

Kina dha më shumë kredi përfshirëse për sipërmarrjet e vogla dhe mikro në tremujorin e parë të vitit, duke synuar lehtësimin e biznesit të tyre, sipas të dhënave nga banka qendrore, cituar nga “Xinhua”.

Deri në fund të marsit, teprica e kredive gjithëpërfshirëse të dhëna për ndërmarrjet e vogla dhe mikro arriti në 33.41 trilionë juanë (rreth 4.7 trilionë dollarë amerikanë), 20.3 për qind më shumë se një vit më parë, sipas Bankës Popullore të Kinës.

Kreditë e papaguara të dhëna për familjet në zonat rurale për prodhim dhe operacione u rritën me 17.1 për qind në baza vjetore në 9.95 trilionë juanë. Teprica e kredive për bizneset fillestare u rrit me 0.2 për qind në baza vjetore në 293.5 miliardë juanë.

Bilanci i papaguar i kredive studentore u rrit me 22.5 për qind në baza vjetore në 212.9 miliardë juanë, ndërsa teprica e kredive për njerëzit e dalë nga varfëria u rrit me 11 për qind në baza vjetore në 1.2 trilion juanë, sipas të dhënave. (Irma)