CFP
Fusha e parë e zhvilluar dhe e ndërtuar në mënyrë të pavarur e gazit në ujëra të thella në Kinë, Shenhai Yihao, ose Deti i Thellë Nr.1, ka regjistruar deri më tani një prodhim të akumuluar të gazit natyror prej mbi 8 miliardë metra kub, me prodhimin e saj të naftës që tejkalon 800.000 kub metra, shkruan “Xinhua”.
Kjo fushë, më e thella e këtij lloji në Kinë, nisi funksionimin më 25 qershor 2021.
Sipas Korporatës Kombëtare të Naftës në Det të Hapur të Kinës (CNOOC), operatori i saj, është duke u zhvilluar ndërtimi i projektit të fazës II të Detit të Thellë Nr. 1, i cili synon të përmirësojë fushën e gazit.
Pas përfundimit, ai do të kontrollojë 23 puse gazi në ujë të thellë dhe dy grupe sistemesh prodhimi nënujor.
Deti i Thellë Nr.1, i ndodhur 150 km nga qyteti i Sanya në provincën ishullore të Kinës jugore, Hainan, është në gjendje të operojë në një thellësi maksimale mbi 1500 metra në det. (Irma)