544.000 persona me aftësi të kufizuara të punësuar në Kinë në vitin 2023
2024-05-04 18:30:14

CFP

CFP

Një total prej 544.000 personash me aftësi të kufizuara, duke përfshirë 152.000 njerëz në zonat urbane dhe 392.000 në zonat rurale, u punësuan në Kinë në vitin 2023, sipas Federatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës, shkruan “Xinhua”.

Në vitin 2023, më shumë se 9.06 milionë njerëz me aftësi të kufizuara të certifikuar në Kinë u angazhuan në forma të ndryshme punësimi, duke përfshirë punësimin me mbështetjen e qeverisë, vetëpunësimin, punësimin me kohë të pjesshme dhe punët e mirëqenies publike të ofruara nga qeveria.

CFP

CFP

Gati gjysma e këtyre individëve ishin të punësuar në sektorët e bujqësisë, mbarështimit dhe përpunimit të industrisë bujqësore, sipas federatës.

Autoritetet dhe organizatat në të gjithë Kinën ofruan në vitin 2023trajnime praktike për 259.000 persona me aftësi të kufizuara që jetojnë në vështirësi në zonat rurale.

Në vitin 2023, 11.393 njerëz me dëmtime shikimi në të gjithë Kinën morën trajnime për t'u bërë masazhatorë jomjekësorë dhe 9970 individë u trajnuan për t'u bërë masazhatorë mjekësorë, sipas federatës. (Irma)

CFP

CFP