Prezantohet për botën raporti i ekspertëve "Bashkëpunimi Kinë-BE për mjedisin dhe klimën: arritjet dhe perspektivat"
2024-05-04 15:52:31

CFP

CFP

Më 3 maj, u publikua raporti i think tank-ut (grup ekspertësh të angazhuar në analizën dhe zgjidhjen e problemeve komplekse, veçanërisht në fushën ekonomike, mjedisore etj.) "Bashkëpunimi Kinë-BE për mjedisin dhe klimën: arritjet dhe perspektivat".

Ky raport u publikua së bashku nga Qendra Kërkimore e Mendimit të Qytetërimit Ekologjik të Xi Jinping-ut, Qendra Kombëtare e Ruajtjes së Energjisë, Instituti i Kërkimeve të Agjencisë së Lajmeve Xinhua dhe Instituti i Konsulencës për Strategjinë e Shkencës dhe Teknologjisë së Akademisë së Shkencave të Kinës. Raporti është i ndarë në pesë pjesë: një parathënie; Kina dhe Evropa punojnë së bashku për të ndërtuar një komunitet të përbashkët të jetës në tokë; Kina dhe Evropa vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin në adresimin e ndryshimeve klimatike; bashkëpunimi ekologjik dhe mjedisor mes Kinës dhe Evropës po avancohen fort; bashkëpunimi Kinë-BE për mjedisin dhe klimën të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë.

CFP

CFP

Sipas raportit, përballë sfidave ekologjike dhe mjedisore, si vendi më i madh në zhvillim dhe bashkimi më i madh i vendeve të zhvilluara, Kina dhe BE-ja duhet të mbajnë përgjegjësi, të zhvillojnë bashkëpunim mjedisor dhe klimatik, të punojnë së bashku për të ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm të planetit tonë. Bazuar në një përmbledhje gjithëpërfshirëse të historisë së bashkëpunimit Kinë-BE për mjedisin dhe klimën, raporti përmbledh rezultatet dhe efektivitetin e këtij bashkëpunimi dhe pret që edhe në të ardhmen ky raport të avancojë.

Raporti beson se bashkëpunimi Kinë-BE për mjedisin dhe klimën është bërë një pikë kryesore, shtyllë dhe motor i ri i partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE. Kina dhe BE-ja kanë ide të ngjashme dhe konsensus të gjerë në promovimin e zhvillimit të gjelbër dhe me karbon të ulët, prandaj kanë një bazë solide për bashkëpunim. Bashkëpunimi Kinë-BE për mjedisin dhe klimën jo vetëm që u shërben interesave të të dyja palëve, por gjithashtu bëhet më strategjik dhe me rëndësi globale në kontekstin e krizës globale të klimës dhe ekonomisë së plogësht botërore.

CFP

CFP

Raporti beson se jeshilja është ngjyra më dalluese e sfondit të bashkëpunimit Kinë-BE. Ky bashkëpunim për mjedisin dhe klimën është i thelluar, pragmatik dhe i frytshëm. Ai është jo vetëm një model për bashkëpunimin dypalësh të gjelbër, por pasuron dhe zhvillon edhe marrëdhënien e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE, duke luajtur një rol pozitiv në promovimin e mjedisit, tregtisë dhe investimeve midis Kinës dhe Evropës dhe sjellë përfitim për të gjithë botën. (Xu Guang)