CFP
Kina ka nisur një fushatë të veçantë për ndalimin e peshkimit detar gjatë verës, duke synuar të mobilizojë autoritetet e zbatimit të ligjit në rajonet bregdetare për të mbrojtur burimet e peshkimit detar, njoftoi Roja Bregdetare e Kinës (CCG), citon “Xinhua”.
Aktivitetet ilegale dhe kriminale që përfshijnë industrinë e peshkimit do të jenë në shënjestër gjatë kësaj fushate, e cila u lançua bashkërisht nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, Roja Bregdetare dhe Ministria e Sigurisë Publike.
Autoriteteve vendore u kërkohet të minitorojnë kapjet e varieteteve të veçanta të peshkimit ekonomik që janë të lejuara, pa ndikuar në përgjithësi ndalimin e peshkimit veror.
Sipas CCG-së, do të intensifikohet mbikëqyrja e objektivave kyçe që përfshijnë rreziqe të larta të aktiviteteve të paligjshme ose kriminale dhe të fushave kyçe.
Kina nisi të mërkurën zbatimin e ndalimit të peshkimit veror në zonat bregdetare. Gati 120.000 anije peshkimi dhe anije ndihmëse u kthyen në porte në përputhje me ndalimin, konfirmoi CCG-ja. (Irma)