Kryeministri i Irakut zotohet të diversifikojë ekonominë kombëtare
2024-05-04 17:34:10

Iraku (Foto Menafn)

Iraku (Foto Menafn)

Kryeministri irakian, Mohammed Shia' al-Sudani, deklaroi se qeveria e tij është e përkushtuar për të forcuar sektorët e industrisë, bujqësisë, tregtisë dhe turizmit, me synimin për të reduktuar varësinë e vendit nga nafta dhe kalimin në një ekonomi të larmishme, shkruan “Xinhua”.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbështesim industrinë, bujqësinë, tregtinë dhe turizmin për të arritur kalimin nga një vend i varur nga të ardhurat e naftës në një ekonomi të larmishme”,- deklaroi kryeministri.

Sipas tij, synimi tek industria është një qëllim madhor në reformën ekonomike, pasi Iraku është një vend industrial po aq sa është një vend i naftës dhe bujqësisë.

Pushtimi i Irakut në 2003 rezultoi në mbylljen e shumë fabrikave për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Vitet e fundit, qeveria irakiane ka filluar të rivendosë disa prej këtyre fabrikave në një përpjekje për të reduktuar varësinë e vendit nga të ardhurat nga eksportet e naftës bruto, të cilat përbëjnë më shumë se 90 për qind të të ardhurave të vendit. (Irma)