Ekspozita ndërkombëtare e udhëtimit në Makao përfundon me rezultate të frytshme
2024-05-04 18:08:58

Në Ekspozitën e 12-të Ndërkombëtare të Industrisë së Udhëtimit (MITE), në rajonin e posaçëm administrativ të Makaos, u nënshkruan 55 projekte dhe u lehtësua bashkëpunimi me biznese në terren dhe në internet, njoftoi Zyra e Turizmit në SAR Makao, citon “Xinhua”.

Projektet e nënshkruara përfshinin 107 sipërmarrje vendase dhe të huaja, duke mbuluar industri të tilla si turizmi, kujdesi shëndetësor dhe argëtimi.

Ky edicion i MITE-së tërhoqi më shumë se 37.000 vizitorë, me pjesëmarrjen e 668 ndërmarrjeve dhe subjekteve nga 54 vende dhe rajone.

Pesëdhjetë e pesë prezantime dhe forume promovuese u mbajtën gjithashtu gjatë kësaj ekspozite.

Duke filluar nga ky vit, MITE do të mbahet çdo vit në muajin prill, njoftoi Zyra e Turizmit. (Irma)